Analiza

Apple lançon guida me këshilla dhe marifete për iPhone

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
Apple lançon guida me këshilla dhe marifete për iPhone

Apple telMe gjithë karakteristikat e reja në iPhone 5S dhe 5C e sidomos me sistemin e ri operativ iOS 7, mund të bëhet disi e vështirë të mbahen mend të gjitha gjërat që mund të bëjnë pajisjet.

Për të sjellë një zgjidhje për këtë, Apple ka lançuar një sërë faqesh, të quajtura “Tips and Tricks”, synimi i së cilave është t’i ndihmojnë përdoruesit të gjejnë sa më shumë veçori të reja nga iPhone-ët e tyre.

Faqet janë të disponueshme vetëm për modelet aktuale: iPhone 4S, 5S dhe 5C. Disa prej këshillave dhe funksionaliteteve janë përcjellur gjerësisht edhe nga media apo videot demonstuese të vetë Apple.

Për shembull, për ata që duan të dinë më tepër për Siri-n, guida shpjegon se si mund ta mësosh Siri-n të thotë siç duhet emrat si dhe të njohë njerëzit në listën e kontakteve në bazë të lidhjes me ta (nëna, babai etj.)

Në fund të fundit, vlera e vërtetë e iOS 7 konsiston në gjërat e vogla të cilat duhet ende t’i mësojmë. Bëhet fjalë për veçori të cilat mund të na shpëtojnë pa i vënë re apo për ato të cilat nuk mund të zbulohen vetë.

Për shembull, guidat tregojnë se si mund të përdoret pajisja për të bërë thirrje vetëm audio me FaceTime, çka mund t’u sjellë kursime përdoruesve. Për më tepër, flitet mbi karakteristika intuitive të cilat përfitohen duke bërë veprime të ndryshme në telefon. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset i Samsung në shitje nga 6 Shtatori

Lajmet e fundit>