Lajmet

Apple lançon iOS 13.6 me opsione të reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2020
0
Së fundi Apple ka adresuar një mori problematikash të paraqitura në versionin e kaluar si një problem sigurie në kernelin e iOS. Apple lançon iOS 13.6 me opsione të reja

Ky mund të jetë përditësimi i fundit i iOS 13 ndërsa Apple lançoi ditën e Mërkure versionin 13.6 të sistemit operativ.

Përditësimi filloi si iOS 13.5.5 por pësoi disa ndryshime ndërsa ishte në versionet beta.

Ja sesi ta shkarkoni

Mbase mund ta keni bërë me qindra herë këtë proces por nëse keni harruar ja çfarë duhet të bëni.

Mjafton të shtoni në aplikacionin Settings, më pas General dhe më pas Software Update. Klikoni mbi opsionin Download and Install do procesi do të kryhet me shpejtësi.

Çfarë ka të përfshirë

Për një përditësim në fund të ciklit të iOS 13, çuditërisht sjell me vete disa të reja. E para është Digital Car Keys. Me këtë opsion, disa modele makinash, si 2021 BMW 5 Series mund të kyçeni në makinë dhe të përdorni të njëjtin mekanizëm për të startuar motorin gjithashtu.

Madje mund të ndani çelësat dixhitalë edhe me të tjerët përmes iMessage apo edhe ti anuloni ato.

Nuk përfundon këtu sepse mund të ndizni makinën deri në 5 orë pasi bateria e iPhone ka shteruar. Edhe pse ishte premtuar për iOS 14, Apple tha se opsioni do të bëhej funksional që me iOS 13.

Së dyti platforma HealthKit është modifikuar me simptoma të reja për gjurmimin e temperaturës, theve dhe acarimit të fytit.

Së treti është rafinuar mënyra sesi përditësoni aplikacionet në iOS. Tashmë janë dy opsione një prej shkarkimin automatik të përditësimeve dhe një për instalimin e tyre gjatë natës.

Aplikacioni i lajmeve është përditësuar gjithashtu. Një tab i ri është shtuar me emrin Audio ku përdoruesit e shërbimit me pagesë News+ mund të dëgjojnë lajmet. 20 lajme çdo javë do të jenë të disponueshme në këtë hapësirë.

LEXO EDHE:  Media gjermane: Pse Drejtuesi i Teknologjisë në Sunrise, Elmar Grasser vazhdon të mbështetet te Huawei

Së fundi Apple ka adresuar një mori problematikash të paraqitura në versionin e kaluar si një problem sigurie në kernelin e iOS, një problem me tastierat e palëve të treta dhe një problem ku aplikacionet nuk përgjigjen gjatë sinkronizimit me iCloud Drive. /PCWorld Albanian