Lajmet

Apple lançon përditësimin iOS 7.0.3

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Apple lançon përditësimin iOS 7.0.3

Apple ka lançuar një përditësim të rëndësishëm të sistemit iOS 7. Në versionin 7.0.3 është shtuar opsioni iCloud Keychain që do të ndihmojë përdoruesit të krijojnë dhe të plotësojnë lehtësisht fjalëkalime të sigurta për uebfaqet që vizitojnë nëpërmjet Safari-t.

Ndaj këtij shfletuesi është shtuar gjithashtu edhe një gjenerues i pavarur fjalëkalimesh që do të ndihmojë në krijimin e login-eve të sigurta. “Slide to unlock” do të shfaqet në ekran pasi të jetë aktivizuar Touch ID; Sipas Apple përdoruesit preferojnë më tepër autentikimin nëpërmjet shenjës së gishtit.

Në këtë version të përditësuar është sërish e mundur të kërkohet në Wikipedia apo në ueb duke përdorur sistemin e kërkimit Spotlight.

Kompania është përpjekur që të ndreqë edhe disa probleme të iMessage përfshirë këtu dështimet e shpeshta të dërgimit të mesazheve dhe problemet me aktivizimin e iMessage. Gjithashtu është ndrequr edhe problemi i raportuar nga përdoruesit në lidhje me akselerometrin.

Disa përdorues kanë raportuar se animimet dhe efektet e lëvizjes së ikonave iu kanë shkaktuar marrje mendsh ose të vjella. Sistemi operativ tashmë ofron mundësinë e reduktimit të efekteve lëvizëse.

Si përfundim Apple ka zgjidhur edhe problemin që lejonte disa studentë të përdornin si të donin disa iPad-ë që supozohej të ishin të mbikqyrur. (PCWorld Albanian)

IMG

LEXO EDHE:  Administratori i Mt.Gox kërkon shtyrjen e afatit të rehabilitimit civil për në Dhjetor

Lajmet e fundit>