Lajmet

Apple lançon versionin e parë të iOS 15

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Korrik 2021
Madje Apple solli edhe betat e iPadOS 15 dhe watchOS 8. Sistemi operativ do të jetë i disponueshëm duke filluar nga iPhone 6S dhe iPad Touch. Apple lançon versionin e parë të iOS 15

Ka shumë të reja që iOS 15 do ti sjellë dhe po i presim me padurim si SharePlay në FaceTime, modalitete të reja fokusimi, hartat më të mirë, aplikacion i përmirësuar i motit, integrim i thellë me Messages, Photos etj.

Nëse dëshironi të provoni këtë fuknsionalitete të reja përpara se versioni i ardhshëm i iOS të bëhet publik për të gjithë, këtë shans e keni nga dita e sotme.

Apple ka lançuar betan publike të iOS 15 por vetëm kurioziteti juaj e justifikon një sistem operativ jo stabil që janë versionet beta.

Madje Apple solli edhe betat e iPadOS 15 dhe watchOS 8. Sistemi operativ do të jetë i disponueshëm duke filluar nga iPhone 6S dhe iPad Touch.

Ata që duan të testojnë watchOS 8 duhet të kenë një orë Apple të serive 3, 4, 5 dhe 6. Nëse keni pajisjen e duhur atëherë duhet të regjistroheni në programin beta të Apple duke vizituar këtë lidhje.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lidhja më e klikuar në Facebook është një artikull keqinformues për vaksinën e Covid-19