Lajmet

Apple lançon zyrtarisht macOS Big Sur

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Nëntor 2020
Ky version i macOS është i disponueshëm për të gjithë kompjuterët Apple pas 2013. Apple lançon zyrtarisht macOS Big Sur

Versioni më i fundit madhor i macOS, Big Sur, tashmë është i disponueshëm për të gjithë. Sistemi operativ vjen me disa funksione të reja privatësie së bashku me përditësime për aplikacione kyçe si Safari, Maps dhe Messages.

Apple dizajnoi Big Sur për të marrë maksimumin nga procesori i parë i kompanisë për kompjuterët desktop dhe laptopët i cili debutoi me MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac mini.

Qendra e re e kontrollit nuk duhet të jetë diçka e re për përdoruesit e iOS. Ata mund të menaxhojnë shumë prej funksioneve kryesore të Mac nga kjo qendër. Qendra e njoftimeve shkrin widget dhe njoftimet në një vend të vetëm.

Nëse keni një Mac të përshtatshëm mund të përditësoni nga opsioni Software Updates në System Preferences. Ky version i macOS është i disponueshëm për të gjithë kompjuterët Apple pas 2013. Lista e pajisjeve vijon si mëposhtë:

MacBook (2015 -)

MacBook Air (2013 -)

MacBook Pro (2013 -)

Mac mini (2014-)

iMac (2014-)

iMac Pro (2017 -)

Mac Pro (2013 -)

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei publikon praktikat e novacionit