Harduer

Apple lëshon deklaratë zyrtare në lidhje me problemet e sinjalit të iPhone 4

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Apple lëshon deklaratë zyrtare në lidhje me problemet e sinjalit të iPhone 4

Apple ka theksuar se ata do të përgatisin një formulë të re që është rekomanduar nga AT&T dhe gjithashtu kanë theksuar se problemet me humbje të sinjalit mund të ndodhin edhe në celularë si iPhone 4, iPhone 3GS, e gjithashtu edhe tek modelet e konkurrencës si Droid, Nokia e RIM.

Ata së bashku me deklaratën e tyre kanë paraqitur edhe një argument interesant duke theksuar se të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me iPhone 4-in e tyre, mund ta kthejnë atë tek dyqanet e Apple brenda 30 ditëve të blerjes, dhe në këtë rast ata do të pranojnë kthim të plotë të të hollave.

Apple pritet që gjatë javëve të ardhshme të shpalos një përditësim softuerik, që sipas tyre do të rregullojë këtë çështje, por duket se Apple prej se është paraqitur problemi tek iPhone 4, nuk ka reguar me seriozitet dhe ndoshta ka mundur të evitojë tërësisht këto probleme po të mos ishte ngutur me debutimin e celularit.

LEXO EDHE:  Këllëfët LED të Samsung për Galaxy S10 shfaqin njoftimet në pjesën e pasme

Lajmet e fundit>