Harduer

Apple lëshon në përdorim versionin e ri iOS 5

Publikuar , 12 Tetor 2011
0
Apple lëshon në përdorim versionin e ri iOS 5

Ashtu siç ndodh me çdo paraqitje të madhe prej Apple, softuer i ri u ofron përdoruesve veçori dhe shërbime tërësisht të reja, ku përfshihen paralajmërime të avancuara, mesazhe, përditësime wireless dhe sinkronizim me iTunes, widgets, integrim me Twitter, kamerë e përmirësuar dhe përkrahje për fotografi, abonime në gazeta dhe revista, përkujtues të avancuar dhe disa veçori tejra të reja.  iOS 5 mund të instalohet përmes iTunes që në mënyrë automatike gjen përditësimin dhe ju njofton për këtë. 

Bashkërisht me këtë proces është edhe shërbimi iCLoud, që do të kujdeset për muzikën, fotografitë, dokumentet dhe gjërat tjera tuaja të rëndësishme që sinkronizohen mes të gjitha pajisjeve me iOS por gjithashtu edhe Mac – duke mos u bazuar më kështu në një softuer për ët ruajtur dhe përditësuar të dhënat dhe aplikacionet në pajisjen tuaj. 

Apple paraqet OS X 10.7.2

Apple ka paraqitur gjatë ditës së sotme edhe OS X 10.7.2 për pronarët e Mac,duke ju mundësuar atyre të lëvizin të dhënat në lokacione cloud, për të ruajtur fotografi, aplikacione, dokumente, muzikë dhe gjëra tjera, që sinkronizohen mes të gjitha pajisjeve. 

Apple rekomandon instalimin e përditësimit për të gjithë që kanë OS X Lion, pavarësisht nëse dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimin iCloud apo jo, pasi që versioni i ri sjell me vete edhe disa përmirësime në siguri. Për të shkarkuar përditësimin, thjeshtë klikoni në Software Update në shiritin tuaj kontrollues në Mac apo kontrolloni Mac App Store për një përditësim. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>