Apple në vazhdimësi krijon seksione të posaçme në dyqanin e aplikacioneve App Store për të theksuar gjërat si aplikacionet e ridizajnuara për iOS, por ndërmarrja tani është duke e përdorur iTunes për të vënë në pah punët kreative që punonjësit e Apple i kanë bërë.
9to5Mac raporton që Eddy Cue i Apple së fundi paraqiti “Punëtorët në iTunes”, është një uebfaqe e brendshme që thekson filmat, librat, këngët dhe programet televizive me të cilët janë marrë punëtorët e ndërmarrjes.
“Njëra nga gjërat që bën Apple si ndërmarrje të posaçme është që çdo person këtu, nuk ka rëndësi se ku janë ose çfarë bëjnë, kanë pasionin e njëjtë të thellë për kreativitet dhe inovacion,” shkroi Cue në një e-mail vetëm për punëtorë duke lajmëruar për faqen.
“Për shembull, përveç punës së tyre këtu në Apple, shumë punëtorë kanë ndihmuar në krijimin e disa librave, filmave dhe emisioneve televizive të mahnitshme në iTunes. Në festim të të arriturave të tyre, e po ashtu edhe qëllimeve kreative të çdokujt në Apple, ne jemi duke e lëshuar një uebfaqe të re të brendshme.” (PCWorld Albanian)