Lajmet

Apple lëshon paralajmërim të ri për miliona përdorues të iPhone

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Dhjetor 2019
0
Duke deklaruar se i duhet të ndjekë rregulloret ndërkombëtare, kompania tani thotë se do të mundësojë që kontrollet e vendndodhjes në sfond të çaktivizohen në një përditësim të ardhshëm iOS. Apple lëshon paralajmërim të ri për miliona përdorues të iPhone

Apple ka pranuar se miliona përdorues të iPhone çorientohennë lidhje me përdorimin e të dhënave të vendndodhjes, si dhe ka premtuar se do ta rregullojë këtë problem.

Specialisti i sigurisë, Brian Krebs zbuloi se telefoni i ri iPhone 11 u kërkon përdoruesve informacion për vendndodhjen e tyre edhe kur përdoruesit kanë ndryshuar cilësimete e privatësisë së telefonit për të ndaluar këtë gjë të ndodhë. Kjo shkel politikën e privatësisë së kompanisë.

Si përgjigje, Apple fillimisht hodhi poshtë gjetjen e Krebs, si “sjellje e pritshme”. Por sot kompania ka ndryshuar qëndrim, duke paralajmëruar përdoruesit se çipi i ri Ultra me brez të gjerë po i nënshtrohet kontrolleve.

Sipas Apple, teknologjia me brez të gjerë është teknologji standarde e industrisë dhe i nënshtrohet kërkesave rregullatore ndërkombëtare që kërkojnë që ajo të fiket në vende të caktuara.

iOS përdor shërbimet e vendndodhjes për të ndihmuar në përcaktimin nëse një iPhone ndodhet në vendet e ndaluara, me qëllim që të çaktivizojë brezin e gjerë ultra dhe të respektojë rregulloret.

Duke deklaruar se i duhet të ndjekë rregulloret ndërkombëtare, kompania tani thotë se do të mundësojë që kontrollet e vendndodhjes në sfond të çaktivizohen në një përditësim të ardhshëm iOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kapet në flagrancë me 200 iPhone dhe Samsung në Rinas