Lajmet

Apple lëshon përditësimin iOS 8.1.2

Publikuar , 10 Dhjetor 2014
0
Apple lëshon përditësimin iOS 8.1.2

img_4657-e1418147922186Kompania Apple ka lëshuar përditësimin e softuerit të saj iOS 8.1.2 për përdoruesit të cilët operonin me iOS 8 të iPhone, iPad dhe iPod touch. Ky lëshim i fundit përmban rregullimet e të metave për përdoruesit si dhe rregullon problemin lidhur me rikthimin e këngëve të marra nga Apple të cilat ishin fshirë nga kompania.

Apple njofton përdoruesit se ata mund të rimarrin këngët e tyre në iTunes nëpërmjet itunes.com/restore-tones. Përsa i përket sigurisë lidhur me këtë përditësim pritet që kompania të shkruajë detaje të mëtejshme së shpejti këtu.

Lëshimi i përditësimit iOS 8.2.1 është më i fundit i cili ndjek iOS 8.1.1 lëshuar më 17 nëntor që targetoi performacën e iPhone 4S dhe iPad 2 të cilët kishin iOS 8. Kompania Apple lançoi iOS 8.1 më 20 tetor duke ofruar edhe mbështetjen për Apple Pay tek përdoruesit e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, iPad Air 2 dhe iPad mini.

Ky lançim nga Apple është i disponueshëm për të gjitha pajisjet të cilat operojnë me iOS 8 duke përfshirë këtu : iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C, iPhone 5S, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPad 2, iPad 3, iPad 4, iPad mini, iPad Air, iPad mini 2, iPad Air 2, iPad mini 3 -iPod touch, gjenerata e pestë. Përveç lançimit publik të iOS 8.1.2, Apple gjithashtu rifreskoi e pasuroi Apple TV duke përfshirë në të UFC dhe Dailymotion si dhe kanalin e riorganizuar të YouTube. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Rebelohen punonjësit ndaj Microsoft për HoloLens

Lajmet e fundit>