Harduer

Apple Mac sot është 35 vjeç

Publikuar , 28 Janar 2019
0
Kanë kaluar 35 vite kur blerësit e kompjuterëve për herë të parë kishin në duar të ardhmen e kompjuterëve. Apple Mac sot është 35 vjeç

Kanë kaluar 35 vite kur blerësit e kompjuterëve për herë të parë kishin në duar të ardhmen e kompjuterëve. Gëzuar datëlindjen u themi kompjuterëve Mac. Pas debutimit famëkeq të Lisa i ndjekur nga dështimi i Apple III, kishte ngelur në duart e Steve Jobs dhe projektit Macintosh për të shpëtuar prodhuesin e kompjuterëve në telashe.

Rivalët IBM prezantuar një vit më parë modelin Personal Computer XT. Në Mars të 1983 ai kishte 64KB memorie RAM dhe procesorin Intel 8088.

Vinte me sistemin operativ PC-DOS 2. IBM e nisi mbarë rrugëtimin në industrinë e kompjuterëve por IBM PC XT nuk kishte një ndërfaqe grafike të përdoruesit dhe kishte ngelur me modelin e vjetër command line të DOS.

Macintosh nga ana tjetër kishte një ndërfaqe përdoruesit dhe u shiste për 2,495 dollarë. Funksiononte më shpejtë sesa Lisa falë procesorin 7.8Mhz Motorola 68000.

Memoria ishte 400KB një disk 3-inç e gjysmë, një përmirësim të dukshëm krahasuar me floppy diskun 360KB të IBM.

Në Shtator të 1985 Apple do të shiste një disk 20MB për Mac me 512KB RAM me çmim prej 1,495 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ndëshkon dy punonjës të cilët përdornin iPhone

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>