Lajmet

Apple Maps mëson nga Google Maps

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Qershor 2019
0
Pamja e re e Maps është më e lezetshme, është një Google Maps në steroide. Në rast se vini re diçka në hartë me të zmadhuar mund të aktivizoni efektin “Binocular” për të parë çdo gjë në 3D. Apple Maps mëson nga Google Maps

Kur Apple Maps debutoi, shumë u kritikua sepse i mungonin detaje të shumta sidomos kur krahasohej me Google Maps.

Por me iOS 13 gjërat do të ndryshojnë. Në konferencën e zhvilluesve WWDC, shefi i iOS Craig Federighi tregoi aplikacionin e ri të Apple Maps i cili ka më shumë detaje se kurrë më parë shoqëruar nga një ndërfaqe navigimi tashmë tre dimensione.

Një prej funksioneve që bie në sy është padyshim kopja e Google Street View të Apple e quan Lookaround. Kjo ndërfaqe jep një pamje në nivel rruge.

Gjithashtu u mësua një enigmë e madhe. Spekulimet për makinën me sistem vetëdrejtimi të Apple në fakt kishin qenë makina LiDar pajisur me kamera për të krijuar një hartë 3D dhe Street View për hartat e Apple Maps.

Apple Maps

Me aplikacionin e ri përdoruesit mund të shtojnë hapësira të caktuar në lista preferencash apo të krijojnë një koleksione të tyre dhe madje tua dërgojnë miqve. Gjithashtu ofrohet një opsion i cili parashikon kohën e mbërritjes që një personi tjetër.

Pamja e re e Maps është më e lezetshme, është një Google Maps në steroide. Në rast se vini re diçka në hartë me të zmadhuar mund të aktivizoni efektin “Binocular” për të parë çdo gjë në 3D.

Ky efekt është një shenjë se Apple po shkon drejt implementimit të realitetit të shtuar edhe pse kompania ende nuk ka bërë lëvizje të mëdha në këtë hapësirë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shazam tashmë i gatshëm për tu përdorur pa reklama

Lajmet e fundit>