Lajmet

Apple Maps në ueb ju dërgon në Google Maps

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Apple Maps në ueb ju dërgon në Google Maps

Po, hartat e Apple të dërgojnë në Google Maps në desktop, Android dhe çdo telefon tjetër që nuk e ka sistemin iOS 6 kur ju e shpërndani vendndodhjen tuaj.

Siç duket kjo është duke ndodhur sepse nuk ka ndonjë vend për hartat e Apple në ueb.

Ndoshta shumica e njerëzve mund të kenë një hutim këtu. Ju mund të keni iOS 6 dhe kur të provoni të tregoni vendndodhjen tuaj nga hartat e Apple në Facebook dhe Twitter, harta e Apple shpërndan një URL nga maps.apple.com.

Nëse klikoni në atë lidhje në Facebook ose Twitter nga uebi, ajo do të hapë Google Maps me adresën e zgjedhur.

Nëse ju klikoni në lidhjen e Twitterit në iOS 6, ajo do të ju dërgojë në Apple Maps në mobil. Nëse klikoni në lidhjen në Facebook në iOS 6, ajo do të ju dërgojë në Google Maps.

Nëse provoni të shpërndani vendndodhjen tuaj nga Apple Maps me e-mail ose iMessage, Apple Maps dërgon një VCard së bashku me URL-në maps.apple.com dhe brenda VCard ju do të gjeni të njëjtën URL. Nëse e klikoni atë URL përgjatë iOS 6, ajo do të hapë Apple Maps. Në ueb ose iOS 5, nuk ndodh ashtu.

Për më tepër, shpërndarja e një vendndodhjeje me SMS ose e-mail në ndonjë Android e dërgon të njëjtin VCard dhe URL-në maps.google.com, që pastaj dërgon në Google Maps. Vërtet po që kjo është një rrëmujë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Google Maps në Android sjell opsionin që i ka munguar aq shumë

Lajmet e fundit>