Harduer

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Modelet e 2018-ës të iPad Pro pritet të adoptojnë një dizajn të ngjashëm me iPhone X pa një buton fizik, me kornizë ekrani më të hollë dhe sistem kamerash për teknologjinë Face ID. Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet në Nju Jork më 30 Tetor.

Zakonisht aktiviteti i Tetorit të Apple është fokusuar në produktet të cilat nuk janë prezantuar në aktivitetin e iPhone në Shtator.

Të gjithë po presin rifreskime të disa produkteve si disa modele Mac dhe iPad Pro.

Modelet e 2018-ës të iPad Pro pritet të adoptojnë një dizajn të ngjashëm me iPhone X pa një buton fizik, me kornizë ekrani më të hollë dhe sistem kamerash për teknologjinë Face ID.

Sipas spekulimeve nisur nga kostoja e lartë e ekraneve OLED, Apple ka vendosur të implementojë një ekran LCD për iPad Pro.

Përveç tabletit në radhës për tu përditësuar janë modelet 12-inç MacBook e sipas të dhënave paraprake Apple ka zhvilluar një laptop “low-cost” me ekran Retina.

Së fundi Mac Mini i pa përditësuar që prej 2014-ës thuhet se do të vijë me të reja në këtë aktivitet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>