Lajmet

Apple mban konferencën e zhvilluesve në datat 5-9 Qershor

Publikuar , 10 Maj 2017
0
Dita e parë e aktiviteti do të përqendrohet kryesisht në produkte të reja dhe versionet e para të reja të iOS, macOS, watchOS dhe tvOS si dhe mjete të reja për zhvilluesit. Apple mban konferencën e zhvilluesve në datat 5-9 Qershor

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesat e evenimentit dedikuar zhvilluesve WWDC 2017 i cili do të mbahet këtë vit më 5 Qershor.

Dita e parë e aktiviteti do të përqendrohet kryesisht në produkte të reja dhe versionet e para të reja të iOS, macOS, watchOS dhe tvOS si dhe mjete të reja për zhvilluesit.

Tradicionalisht Apple ka përdorur këtë aktivitet për të hedhur dritë mbi përditësime të reja të harduerëve ku në mesin e pretendentëve për këtë konferencë është linja iPad Pro.

Gjithashtu raportohet se Apple do të prezantojë Boksin Siri, një produkt konkurrent i Amazon Echo dhe Google Home. Konferenca WWDC 2017 mbahet në datat 5-9 Qershor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush është 14 vjeçari që zbuloi problemin e FaceTime

Tags >

AppleWWDC
Lajmet e fundit>