Biznes

Apple mban një aktivitet më 15 Shtator po a do të prezantojë iPhone 12?

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2020
0
Deri tani spekulimet thonë se linja e re e iPhone vjen në Tetor prandaj me shumë gjasa evenimenti i 15 Shtatorit i dedikohet iPad dhe Apple Watch. Apple mban një aktivitet më 15 Shtator po a do të prezantojë iPhone 12?

Apple njoftoi se më 15 Shtator do të organizojë një eveniment special ku pritet të prezantojë orët e reja Apple Watch dhe një iPad të përditësuar.

Njoftimi i sotëm vjen pas disa javësh spekulime për aktivitetin tradicional të Vjeshtë së Apple. Që prej 2012 Apple ka prezantuar çdo Shtator modelet e reja të iPhone.

Por këtë vit sipas CFO së Apple Luca Mastri, iPhone e rinj do të vinë disa javë me vonesë për shkak të problemeve me zinxhirët e prodhimit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Deri tani spekulimet thonë se linja e re e iPhone vjen në Tetor prandaj me shumë gjasa evenimenti i 15 Shtatorit i dedikohet iPad dhe Apple Watch.

Megjithatë askush nuk është i sigurtë se çfarë kompania do të zbulojë më 15 Shtator. Mark Gurman i Bloomberg citon burimet e tij se iPhone nuk debuton deri në Tetor.

Të gjitha modelet e iPhone 12 pritet të kenë ekrane OLED dhe çipin A14 të Apple i ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër. Së fundi ato vinë me teknologjinë 5G nëse duhet të besojmë spekulimeve disa mujore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SpaceX rikthehet në hapësirë, dërgon më shumë satelitë interneti