Harduer

Apple mban sot një aktivitet, çfarë ka përgatitur gjigandi i iPhone

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Ata do të jenë edhe më fuqishëm me çipet e reja të të serive A dhe grafika të përshtatura. Aktualisht modeli bazë i iPad Pro shitet për 649 dollarë. Apple mban sot një aktivitet, çfarë ka përgatitur gjigandi i iPhone

Apple mban ditën e sotme aktivitetin e dytë në dy muaj ku pritet të prezantojë modele të reja iPad Pro, MacBook dhe kompjutera Mac më të shpejtë e mbase edhe ndonjë surprizë.

Muajin e kaluar Apple prezantoi iPhone e rinj dhe modelet e reja Apple Watch.

Bazuar në disa raporte ne kemi një ide të qartë të asaj çfarë Apple ka përgatitur ditën e sotme.

Apple mund të sjellë dy iPad Pro të rinj.

iPad e rinj do të kenë teknologjinë e njohjes së fytyrës Face ID, USB-C dhe ekran ka kornizë.

Ata do të jenë edhe më fuqishëm me çipet e reja të të serive A dhe grafika të përshtatura. Aktualisht modeli bazë i iPad Pro shitet për 649 dollarë.

iPad Pro të rinj do të kenë gjithashtu një version të përditësuar të lapsit Stylus quajtur Pencil. Aktualisht Apple Pencil shitet për 99 dollarë.

Apple mund të prezantojë më në fund një version buxhetor të MacBook Air i cili do të fillojë nga 999 dollarë.

Sipas spekulimeve ky model vjen me laptop 13-inç dhe rezolucion 1440×900 piksel.

iMac, iMac Pro dhe modeli 12-inç MacBook do të përditësohen me procesorë më të shpejtë.

Mac Mini është desktop më i përballueshëm i Apple dhe për herë të parë që nga 2014-ta mund të përditësohet.

Aktualisht fillon nga 499 dollarë, megjithatë çmimi mund të rritet sepse Apple do të shtojë më shumë fuqi.

Vitin e kaluar Apple tha se karikuesi wireless AirPower do të lançohet në 2018-ën. Të Marten është shasin i Apple për ta bërë këtë gjë.

AirPower është ndryshe nga karikuesit wireless që njohim sepse mund të karikojë disa pajisje njëherazi si iPhone, Apple Watch madje edhe AirPods.

LEXO EDHE:  HELLO 2 lançohet në Kickstarter, financohet me 700%

Apple do të fokusohet tek kreativiteti.

Muajin e kaluar Adobe prezantoi versionin e plotë të Photoshop për iPad.

A ka vend për surpriza?

Pyetja më e madhe është nëse Apple do të prezantojë një monitor të jashtëm për kompjuterat desktop.

Konkretisht të gjithë përdoruesit kanë nevojë për ekran për Mac Mini. Gjithashtu thuhet se Apple është duke punuar në një Mac Pro “modular” të rangut të lartë me rezolucion 5K ose 8K. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>