Lajmet

Apple mbyll dy shërbime që mund të keni harruar se ekzistojnë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2020
0
Funksionet e iBooks Author janë integruar të gjithë në Pages. Apple mbyll dy shërbime që mund të keni harruar se ekzistojnë

Apple do të mbyllë dy shërbime të cilat me shumë mundësi keni harruar se ekzistojnë fare: iBooks Author dhe iTunes U. Duke filluar nga 1 Korriku, iBooks Author nuk do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e ri ndërsa Apple do të mbyllë edhe iTunes U drejt fundit të 2021.

Përdoruesit ekzistues të iBooks Author do të kenë akses në aplikacion por nuk do të përditësohet më. Apple tha se është duke punuar për një mjet që ka për të transferuar përmbajtjet prë aplikacionin Pages.

Funksionet e iBooks Author janë integruar të gjithë në Pages.

iTunes U do të jetë i disponueshëm për konsumatorët deri 2021 ndërsa më pas do tu sugjerojë përdoruesve shërbimet si Classroom dhe Shcoolwork. Asnjë prej ndryshimeve nuk përbën surprizë sepse produktet e tjera të Apple vijojnë të ofrojnë shërbimet e iBooks Author dhe iTunes U. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga 15 Korriku Spotify mbërrin për Shqipërinë dhe Kosovën