Harduer

Apple me një smartfon të ri surprizë për ata që nuk pëlqejnë ekranet e mëdha

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Prill 2020
0
Thuhet se telefoni i ri do të ngjajë me iPhone 8. Sa i përket specifikave mund të kemi tre modele: 64GB, 128GB dhe 256GB ndërsa procesori që fuqizohen iPhone 11, Apple A13 nuk do të mungojë gjithashtu. Apple me një smartfon të ri surprizë për ata që nuk pëlqejnë ekranet e mëdha

Vitet e fundit telefonët me ekrane të mëdha dhe harduer të fuqishëm po bëhen më të mëdhenj e më të shtrenjtë por spekulimet nuk kanë reshtur së thëni se Apple do të lançojë një model “low-cost” të iPhone.

iPhone SE kur debutoi për herë të parë solli performancë të fuqishme në madhësi të vogël këtë vit kompania do të përdorë emrin përsëri për të lançuar një telefonë të ri këto ditë.

Natyrisht një lëvizje e tillë do të konsiderohej e jashtëzakonshme nisur nga rrethanat e krijuara nga mbyllja e fabrikave dhe dyqaneve në mbarë botën për shkak të koronavirusit.

Thuhet se telefoni i ri do të ngjajë me iPhone 8. Sa i përket specifikave mund të kemi tre modele: 64GB, 128GB dhe 256GB ndërsa procesori që fuqizohen iPhone 11, Apple A13 nuk do të mungojë gjithashtu.

iPhone SE 2020 do të shitet në tre ngjyra: bardhë, zezë dhe kuqe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raport: Pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të quhen iPhone Pro