Vëzhgim

Apple me qendër në Izrael

Publikuar , 16 Dhjetor 2011
0
Apple me qendër në Izrael

Sipas gazetës izraelite, veterani izraelit i teknologjisë së lartë, Aharon Aharon, tashmë është marrë nga zhvilluesi i iPhone-ëve, iPadëve dhe iPodëve për të drejtuar qendrën e tyre të re R&D në Izrael por Apple ende nuk e ka pohuar atë.

Globes business daily tha që megjithëse Apple ishte një udhëheqës botëror i nismave, kjo ndërmarrje është një investues i vogël në Hulumtim dhe Zhvillim. Apple investoi 2.4 miliardë dollarë në R&D (Research and Development – Hulumtim dhe Zhvillim) gjatë vitit të kaluar e cila ishte vetëm 2% i të gjitha përfitimeve të veta.

Globes gjithashtu tha që qendra e R&D në Herzliya (versioni izraelit i Silicon Valley) do të jetë qendra e parë e ndërmarrjes Apple jashtë Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas raporteve të mediave në Izrael, Apple ishte në bisedime të avancuara për të marrë ndërtuesin izraelit të teknologjisë së ngarkesës flash, Anobit për 400-500 milionë dollarë, por Apple ka mohuar që të komentojë edhe për këtë raport./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>