Softuer

Apple merr në shenjë Windows 7

Publikuar , 23 Tetor 2009
0
Apple merr në shenjë Windows 7

Tema kryesore e këtyre spoteve, është goditja e besimit të klientëve të Microsoft. Në një spot ku paraqiten John Hodgman and Justin Long, theksohet se si me çdo prezantim të një SO-je të ri, Microsoft ka premtuar vazhdimisht se ky i fundit nuk do të ketë problemet e paraardhësit të tij.

Ndërkohë që kjo nuk është një ndër lëvizjet më fisnike publicitare, Apple shpreson të prekë ndërgjegjien e klientëve të rivalit, duke i sensibilizuar ato mbi problemet e produktit të tij, për të rivendosur theksin në faktin se Mac është sistemi numër 1 plotësimin e kërkesave të klientit.

Është e vështirë të vendosësh nëse duhet të zgjedhësh një ofertë e cila më parë ka patur vazhdimisht probleme, por është më ekonomike, apo një e cila ju premton cilësi pa kompromis, me një çmim më të lartë, por sidoqoftë, në kushtet e sotme ekonomike në mbarë botën, është e vështirë të kemi një kthim vendimtar të tendencës në këtë moment.

LEXO EDHE:  Instagram teston një mënyrë të re shfletimi

Lajmet e fundit>