Harduer

Apple merr vendimin e papritur për iPhone

Publikuar , 22 Janar 2019
0
Një prej furnizuesve më të mëdhenj të Apple, Japan Display, është në kërkim të investitorëve pas kërkesës së ulët për iPhone XR i cili ka ekran LCD. Apple merr vendimin e papritur për iPhone

Apple mund të braktisë plotësisht ekranet LCD për iPhone e 2020-ës në favor të tre modeleve OLED.

Raporti vjen nga Wall Street Journal dhe ndër të tjera citon për problemet financiare që po përjetojnë furnizuesit me ekrane.

Një prej furnizuesve më të mëdhenj të Apple, Japan Display, është në kërkim të investitorëve pas kërkesës së ulët për iPhone XR i cili ka ekran LCD.

Ulje e prodhimit për iPhone

Raportime të shumta thonë se Apple ka kërkuar prej furnizuesve të ulin prodhimin e pjesëve për iPhone.

Gjithashtu për tre mujorin e parë të 2019-ës kompania pret 84 miliardë dollarë të ardhura nga 93 miliardë që kishte parashikuar.

Një prej shkaqeve kryesore besohet të ketë qenë kërkesa e dobët për iPhone XR, modelin e vetëm LCD të kompanisë.

Dy modelet e tjera, iPhone XS dhe XS Max kanë ekran me diodë organike të emetimit të dritës (OLED). Këta lloje ekranesh sigurojnë më shumë fleksibilitet dhe kanë më shumë cilësi ngjyrash.

iPhone XR, telefoni buxhetor që duhet të joshte masat me kosto prej 750 dollarësh ka dështuar.

Furnizuesi me ekrane LCD, Japan Display tashmë synon të kalojë sa më shpejtë në biznesin e ekraneve OLED nëse kërkon shpëtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Nuk do të ketë më konflikt ushtarak pa dimensionin e tij kibernetik

Lajmet e fundit>