Analiza

Apple mund të shesë 250 milionë iPhone 5

Publikuar , 17 Gusht 2012
0
Apple mund të shesë 250 milionë iPhone 5

Hedhja në treg e iPhone 5 do të jetë një ngjarje e madhe – ndoshta ngjarja më e rëndësishme në historinë e deritanishme të ndërmarrjes Apple, sipas Berger, analistit të FBR Capital.

Berger, i cili mbulon sektorin e çipeve, vlerëson që iPhone 5 mund të shesë deri në 250 milionë njësi gjatë ciklit të vet jetësor dhe të grumbullojë të ardhura prej më shumë se 50 dollarë për aksion.

Do të ishte, shkruan ai në një shënim hulumtues, “një nga mundësitë më të mëdha të një produkti në historinë e Apple.”

Ai shkruan se investitorët mund të jenë të shqetësuar për ndikimin që mund të ushtrojnë rregullat e kompanive telefonike mbi përditësimet e produktit.

Por gjithsesi, ai mendon se kjo do të mënjanohet nga fakti që përditësimet synojnë më tepër produktin se sa gjendjen e pranimit të tij si dhe nga lëshimi potencial i telefonit të ri me China Mobile në fillim të vitit 2013.

“Presim që të dy këta katalizatorë pozitivë të ndihmojnë në përparimin e një prej cikleve më të mëdha dhe më të balancuara të produktit në historinë e Apple,” shkruan ai. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  NVIDIA prezantoi zyrtarisht kartën e saj grafike më të fuqishme, Titan RTX

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>