Harduer

Apple mund të zbulojë iPhone-n e ri më 10 shtator

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Apple mund të zbulojë iPhone-n e ri më 10 shtator

10 shtatori pritet të jetë koha kur sezoni i thashethemeve të tanishme për iPhone të përfundojë dhe të fillojë një i ri.

Kjo për shkak se është dita që Apple do të zbulojë mishërimin e vet të ardhshëm të pajisjes së vet ikonike, nëse burimet e paemëruara të All Things D kanë të drejtë.

Ina Fried nga ATD raportoi gjatë të shtunës, duke shtuar që zbulimi i Mac OS X, të njohur ndryshe si Mavericks, nuk pritet të vijë më 10 shtator dhe nuk ka ndonjë shenjë që tregon se një televizion Apple ose projekt televizion i mençur është “afër debutimit”.

Në lajmin tjetër për iPhone, SlashGear postoi fotografi nga faqja vietnameze Tinh te që paraqiti modelet e iPhone 5S dhe pajisjen tjetër me çmim të ulët iPhone 5C.

SlashGear shkruan: Siç pritej, iPhone 5S duket të jetë pothuajse identik me iPhone 5 përveç disa dallimeve të vogla. I pari është flashi i dyfishtë LED i përfolur më parë në pjesën e pasme të iPhone 5S.

Kur çdo iPhone ka pasur një dritë përpara-pas ka përdorur një dritë të vetme, kështu pajisja e gjeneratës së ardhshme synohet që të mundësojë dozën e dyfishtë të dritës së ndritshme. Të pasionuarit pas iPhone mund të gjejnë më tepër “dallime të vogla” që janë listuar këtu, së bashku me më tepër pamje. (PCWorld Albanian)

iphon 5s

LEXO EDHE:  Microsoft konkurron Apple me një palë kufje wireless

Lajmet e fundit>