Biznes

Apple Music arrin në 38 milion abonentë me pagesë

Mar 12 2018
0 Shpërndarje
Amazon ka 16 milion abonentë me pagesë ndërsa Pandora Media 5,48 milionë. Sakaq Google nuk ofron detaje lidhur me numrin abonentëve të Google Play Music. Apple Music arrin në 38 milion abonentë me pagesë

Shërbimi i muzikës së Apple tashmë numëron 38 milion abonentë me pagesë tha kompania ditën e Hëne.

Apple është përfshirë në një garë për abonentë me Amazon.com, Alphabet Google dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të muzikës me pagesë.

Gjigandi i iPhone ka vetëm gjysmën e abonentëve të liderit të tregut, Spotify.

Amazon ka 16 milion abonentë me pagesë ndërsa Pandora Media 5,48 milionë. Sakaq Google nuk ofron detaje lidhur me numrin abonentëve të Google Play Music.

Apple, Spotify, Google dhe shërbime të tjera tarifojnë përdoruesit 9,99 dollarë në muaj.

Spotify gjithashtu ofron një version pa pagesë të shërbimit por me reklama. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>