Lajmet

Apple Music lançohet në ueb

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shtator 2019
0
Duke shkuar online, Apple Music tashmë është më i disponueshëm për tu aksesuar nga më shumë njerëz, sidomos prë ata që nuk mund të instalonin iTunes ose aplikacionin Apple Music. Apple Music lançohet në ueb

Ditën e Enjte Apple lançoi një beta publike të shërbimit të muzikës në ueb.

Ndërfaqja e re në ueb do të lejojë abonentët e shërbimit të muzikës me pagesë të dëgjojnë direkt nga shfletuesi pa pasur nevojë të instalojnë iTunes apo aplikacionin Apple Music.

Për të përdorur shërbimin e ri, dëgjuesit duhet të vizitojnë beta.music.apple.com dhe të identifikohen me Apple ID e tyre. Gjatë testimit beta Apple do të kërkojë feedback nga përdoruesit ndërsa vijon punën me përmirësimin e tij dhe sjelljen e veçorive të reja.

Duke shkuar online, Apple Music tashmë është më i disponueshëm për tu aksesuar nga më shumë njerëz, sidomos prë ata që nuk mund të instalonin iTunes ose aplikacionin Apple Music.

Është lëvizje jetike për të konkurruar me rivalët e Spotify dhe Amazon Music. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A50 ka një kamër solide

Lajmet e fundit>