Lajmet

Apple ndalon shitjet e produkteve për Rusinë

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2022
Google ndërpreu raportimin e trafikut në kohë reale në Ukrainë në Google Maps, dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Apple. Apple ndalon shitjet e produkteve për Rusinë

Apple ka vendosur të ndërprerë shitjet e produkteve fizike në Rusi pas pushtimit të Ukrainës bëri të ditur kompania.

Vendimi vjen pasi Apple imponoi kufizime edhe për shërbimin e pagesave Apple Pay si dhe tërhoqi disa aplikacione Ruse të lajmeve nga App Store jashtë vendit.

Javën e kaluar zëvendës presidenti i Ukrainës Mykhailo Fedorov në një letër të hapur i kërkonte Apple të ndërprise shitjet e produkteve, shërbimeve dhe App Store në Rusi.

Një numër kompanish të teknologjisë kanë ndërprerë shërbimet në Rusi. Google ndërpreu raportimin e trafikut në kohë reale në Ukrainë në Google Maps, dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Apple.

Dyqani online i Apple për Rusinë është i aksesueshëm por produktet si iPhone dhe Mac listohen si të padisponueshëm dhe nuk mund të blihen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP propozon ulje tarifash me 32% deri në 2024