Lajmet

Apple ndryshon algoritmin e renditjes së aplikacioneve në dyqanin e saj

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Apple ndryshon algoritmin e renditjes së aplikacioneve në dyqanin e saj

iphoneApple mesa duket është duke testuar disa ndryshime të reja tek dyqani iTunes kryesisht tek algoritmi i renditjes së aplikacioneve dhe elementëve të tjerë përbërës së dyqanit.

Nuk është akoma e sigurt nëse ndryshimet janë eksperimentale apo janë pjesë e një ndryshimi të madh, por ka rezultuar në ndryshim të renditjeve të aplikacioneve edhe pse ato nuk kanë pasur ndryshim të madh në numrin e shkarkimeve.

Fiksu, një nismë marketingu vuri në dukje trendin gjatë fundit të korrikut, mbas observimit të aplikacioneve me 4 yje më lart se ato me 3 yje edhe pse numri i shkarkimeve ishte ndryshuar.

Më përpara , Dyqani i Aplikacioneve të Apple do të merrte parasysh volumin e shkarkimeve dhe shpejtësinë e tyre si dy faktorë të rëndësishëm të vlerësimit të renditjes për aplikacionet, shkruante Fiksu në raport.

Por preferencat personale të konsumatorëve mund të bëhen faktori kryesor i renditjes së aplikacioneve.  (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tim Cook fiton bonusin më të lartë në 5 vite

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>