Biznes

Apple në tatëpjetë, analistët frikësohen nga kërkesë e ulët për iPhone

Nov 13 2018
0 Shpërndarje
Rënia e aksioneve të Apple erdhi pasi furnizuesi me teknologjinë e njohjes së fytyrës Lumentum kishte ulur prodhimin dhe aksionet e këtij të fundit ranë me 30%. Apple në tatëpjetë, analistët frikësohen nga kërkesë e ulët për iPhone

Aksionet e Apple ranë me 5% ditën e Hëne duke fshirë 40 miliardë dollarë nga vlera e gjigandit të teknologjisë.

Rënia erdhi si rezultat i paralajmërimit të një prej furnizuesve kryesor të Apple se kërkesa për iPhone po ngadalësohet.

Wall Street u trondit nga lajmi dhe aksionet e shumicës së sektorëve ranë të Hënën.

Amazon ra me 4%, Alphabet Google me 2.5% dhe Facebook me 2.3%.

Rënia e aksioneve të Apple erdhi pasi furnizuesi me teknologjinë e njohjes së fytyrës Lumentum kishte ulur prodhimin dhe aksionet e këtij të fundit ranë me 30%.

Paralajmërimi i Lumentum erdhi pasi një tjetër furnizues i Apple, Japan Display, gjithashtu ndryshoi pritshmëritë.

Megjithatë Apple shprehet optimiste se sezoni i pushimeve në fund të vitit do të ndryshojë situatën.

Kompania vazhdojnë të shënojë fitime rekord nga shërbimet si App Store, Apple Pay dhe Apple Music.

Por analistët janë skeptikë nisur edhe nga lajmi se kompania nuk do të publikojë më numrin e iPhone, iPad dhe Mac të shitur.

Mbështetja e Apple tek çmimet e larta mund ta vendosë kompaninë në pozita të vështira nëse konsumatorët vendosin të mos shpenzojnë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>