Biznes

Apple nën hetim të Bashkimit Evropian

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Maj 2019
0
Në një padi të bërë në muajin Mars, Spotify tha se Apple përdor iOS dhe App Store për të dëmtuar konkurrentët si Spotify në favor të shërbimit vetjak Apple Music. Apple nën hetim të Bashkimit Evropian

Beteja mes Apple dhe Spotify do të jetë në fokus të një hetimi të Bashkimi Evropian sipas një raporti të Financial Times.

Gazeta raportoi ditën e sotme se Komisioni Evropian ka planifikuar të lançojë një hetim rreth pretendimeve të Spotify se prodhuesi i iPhone përdor pozitat dominuese për të vënë konkurrentët në disavantazh.

Në një padi të bërë në muajin Mars, Spotify tha se Apple përdor iOS dhe App Store për të dëmtuar konkurrentët si Spotify në favor të shërbimit vetjak Apple Music.

Në veçanti CEO i Spotify daniel EK tha se Apple i bllokon zhvilluesit në platformën e saj por edhe merr 30% të të ardhurave të tyre. Ek thotë se Apple Music ka një avantazh të padrejtë mbi rivalët si Spotify si dhe Apple kontrollon komunikimin mes përdoruesve dhe publikuesve të aplikacioneve.

Apple ju përgjigj akuzave duke thënë App Store ka përmirësuar konkurrencën. Sakaq Komisioni Evropian ka fituar reputacionin e një kundërshtari të egër të gjigandëve Amerikane.

Ka gjobitur Google me shuma marramendëse deri në 5 miliardë dollarë dhe kërcënuar disa herë Facebook lidhur me shqetësimet e privatësisë.

Presioni ka bërëqë ky i fundit të sqarojë termat e përdorimit të shërbimit. Por pavarësisht mendimeve që vinë nga SHBA, Vestager është shprehur se është kundër “thyerjes” së gjigandëve të teknologjisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple shpërblen "heroin" e FaceTime

Lajmet e fundit>