Lajmet

Apple nuk do të tregojë sa iPhone, iPad dhe Mac shet

Publikuar , 02 Nëntor 2018
0
iPhone XS Max fillon nga 1,099 dollarë, Apple Watch nga 399 dollarë, iPad Pro nga 799 dollarë dhe MacBook Air nga 1,199 dollarë. Apple nuk do të tregojë sa iPhone, iPad dhe Mac shet

Menjëherë pasi publikoi raportin financiar të tre mujorit të tretë të 2018-ës, Apple dha një lajm shumë të rëndësishëm: kompania nuk do të ofrojë më shifra të shitjeve të iPhone, iPad dhe Mac.

Kështu analistët do të kenë më pak informacion për financat e kompanisë por sipas lidershipit të Apple, shitjet e produkteve “nuk janë një indikator i mirë” i financave të kompanisë.

Gjithashtu lëvizja reflekton strategjinë e re të Apple për të rritur koston e telefonëve të rangut të lartë.

iPhone XS Max fillon nga 1,099 dollarë, Apple Watch nga 399 dollarë, iPad Pro nga 799 dollarë dhe MacBook Air nga 1,199 dollarë.

Prandaj Apple ka të drejtë sepse shitjet tregojnë vetëm njërën anë të historisë. Me 46.89 milion iPhone të shitur këtë, thuajse aq sa edhe viti i kaluar, të ardhurat nga iPhone u rritën me 29%.

Kjo sepse çmimi mesatar shkoi nga 618 dollarë në 793 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 12.0.1 adreson problemet me Wi-Fi dhe karikimin në iPhone XS

Lajmet e fundit>