Biznes

Apple nuk është më kompani trilion dollarëshe

Publikuar , 06 Nëntor 2018
0
Si rezultat vlera e kompanisë ra me shpejtësi. Rënia erdhi si rezultat i dy bankave investuese të cilat e shohin lajmin e Apple për shitjet e njësive si problematik. Apple nuk është më kompani trilion dollarëshe

Apple, kompania më me vlerë në botë, nuk është më një kompani trilion dollarëshe por qindra miliardë dollarëshe.

Vlera e aksioneve të kompanisë ra në 201 dollarë duke tkurrur vlerën e tregut në 973 miliardë dollarë sipas Yahoo Finance.

Edhe pse kompania prezantoi produkte të reja më 30 Tetor, më 1 Nëntor kompania tha se nuk do të zbulonte më numrin e produkteve të shitura.

Si rezultat vlera e kompanisë ra me shpejtësi. Rënia erdhi si rezultat i dy bankave investuese të cilat e shohin lajmin e Apple për shitjet e njësive si problematik.

Gjithashtu vitet e fundit shitjet kanë qëndruar në vend edhe pse të ardhurat janë rritur duke qenë se kompania është fokusuar në segmentin premium.

Një raport i Nikkei sugjeronte se Apple ka rritur prodhimin e iPhone 8-ës ndërsa kërkesa për iPhone XR nuk ka qenë në nivelet e pritura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu modelet "low-cost" të MacBook

Lajmet e fundit>