Biznes

Apple nuk është më ndërmarrja më e vlefshme në botë

Publikuar , 26 Janar 2013
0
Apple nuk është më ndërmarrja më e vlefshme në botë

AppleApple ka humbur pozitën e parë si ndërmarrja më e vlefshme në botë.

Aksionet e Apple dje kanë shënuar rënie për më tepër se 11 dollarë për të arritur në 439.23 dollarë, duke e shtyrë kapitalizmin e tregut të vet në 412.7 miliardë dollarë.

Kjo rënie, e kryer me arritjen e çmimit prej 16 centësh të aksioneve të Exxon Mobil që e shtyu atë mbulojë të tregut në 417.2 miliardë dollarë, ka shtyrë Apple që të heqë dorë nga kryesimi në listë si ndërmarrja më e vlefshme në botë.

Kapitalizimi i tregut është matja e një vlere të një ndërmarrjeje. Llogaritet duke shumëzuar aksionet e ndërmarrjes me çmimin e aksioneve.

Apple dhe Exxon Mobil kanë luftuar për top pozitën në vitin 2011, kur prodhuesi i iPhone kishte rreth 337 miliardë dollarë.

Gushtin e vitit të kaluar Apple u bë ndërmarrja më e vlefshme e të gjitha kohërave kur kishte 622 miliardë dollarë zotërim të tregut. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple dhe Amazon mohojnë raportin e bujshëm të Bloomberg

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>