Harduer

Apple nuk heq dorë nga katër modele të reja iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2021
Spekulimet e fundit flasin disa të reja për iPhone 12. Apple nuk heq dorë nga katër modele të reja iPhone

Apple po përgatitet për lançimin e katër modeleve të reja iPhone në evenimentin e ardhshëm që pritet të mbahet këtë muaj. Një dokument certifikimi i zbuluar pranë autoritetet Amerikane të certifikimit të pajisjeve, tregon informacione të kufizuara për smartfonët e ardhshëm.

Ky dokument liston emrat e koduar të modeleve të reja iPhone A2176, A2172, A2341 dhe A2342 të cilët do të jenë pasardhësit e iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Spekulimet e fundit flasin disa të reja për iPhone 13. Në aspektin e teknologjisë së karikimit ato do të kenë magentë më të fuqishëm në pjesën e pasme, një panel më i madh i karikimit wireless dhe si rezultat karikim wireless më i shpejtë.

Linja e iPhone 13 vjen me një karikues të ri MagSafe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shumica e kriptomonedhave do të dështojnë por Bitcoin është këtu për të qëndruar