Biznes

Apple nuk ka plane që të blejë ndërmarrjen Waze

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Apple nuk ka plane që të blejë ndërmarrjen Waze

Apple nuk ka plane për të blerë Waze, që është një prodhues i aplikacioneve për navigim-social, ndonëse më herët raportet tregonin që ishte në punë e sipër një marrëveshje, ka mësuar CNET.

Një burim i familjarizuar me të menduarit e Apple ka treguar për CNET që raportet që Waze do të blihet nga prodhuesi i iPhone janë plotësisht të “shpikura”.

Personi i tregoi CNET-it që Apple nuk ka plane për të blerë Waze-in dhe bisedat për momentin nuk po mbahen mes dy ndërmarrjeve.

Gjatë ditës së mërkurë, TechCrunch citoi burimet e veta që thoshin që kishin njohuri për negociatat mes ndërmarrjeve.

Ato burime i treguan TechCrunchit që Waze ishte duke shpresuar që të fitonte 750 milionë dollarë sapo të shitej, por prodhuesi i iPhone ishte duke shpresuar që të ofronte vetëm 400 milionë dollarë para të thata dhe një shtesë prej 100 milionë dollarë në hyrje-dalje, bazuar në funksionim.

Ishte besuar që Waze, që ka më tepër se 30 milionë përdorues të cilët shpërndajnë informacione për trafikun në kohë reale teksa ata udhëtojnë përgjatë botës, do të ishte një plotësim i natyrshëm i aplikacionit për hartë të Apple. (PC World Albanian)

waze

LEXO EDHE:  Smartfonët më të mirë që mund të blini nën 300 dollarë

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>