Lajmet

Apple: Nuk mund t’i lexojmë dot mesazhet e përdoruesve në iMessage

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Apple: Nuk mund t’i lexojmë dot mesazhet e përdoruesve në iMessage

OB-ZD735-apple1Ditët e fundit është ngritur në internet debati mbi leximin e mesazheve të iMessage nga Apple.

Disa kërkues sigurie në Quarkslab u shprehën se nëse kompania dëshironte, mund ta bënte një gjë të tillë – pavarësisht se Apple kishte deklaruar në fillim të vitit se kjo shkelje privatësie nuk ndodhte.

“Apple mund të lexojë mesazhet tuaja në iMessage nëse dëshiron ose nëse urdhërohet nga qeveria,” shkruan Quarkslab në një postim në blog gjatë kësaj jave. Pra, atje theksohet se Apple nuk po i lexon mesazhet por mund ta bëjë një gjë të tillë nëse vendos.

Analistët shpjegojnë se, duke marrë parasysh faktin që Apple ka çelsat e enkriptimit të iMessages mes dërguesit dhe marrësit, teorikisht mund të bëjë atë që quhet “man-in-the-middle-attack”, duke e bërë dërguesin dhe marrësin të besojë se po flasin në mënyrë të sigurt me njëri-tjetrin, kur në fakt kjo gjë nuk po ndodh.

Absolutisht jo, shprehet Apple. Në deklaratën e bërë në qershor në lidhje me privatesinë, Apple tha se iMessage dhe FaceTime kanë të ashtuquajturën “end-to-end encryption”, që do të thotë se vetëm dërguesi dhe marrësi mund të shohin mesazhet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacioni Tirana Ime me risi dhe teknologji të fundit

Lajmet e fundit>