Blog

Apple nuk tërhiqet nga konferenca e zhvilluesve, do të bëhet online

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2020
0
WWDC20 do të jetë konferenca më e madhe e zhvilluesve organizuar ndonjëherë duke sjellë bashkë një komunitet prej 23 milionë zhvilluesish Apple nuk tërhiqet nga konferenca e zhvilluesve, do të bëhet online

Pandemia e koronavirusit detyroi Apple të anulonte konferencën e zhvilluesve WWDC por shfaqja do të organizohet. Kompania konfirmoi këtë mëngjes se WWDC do të organizohet duke filluar nga data 22 Qershor do të jetë falas për të gjithë zhvilluesit e interesuar.

Zakonisht kompania ka kërkuar 1,600 dollarë plus akomodimin për pjesëmarrjen në këtë konferencë.

“WWDC20 do të jetë konferenca më e madhe e zhvilluesve organizuar ndonjëherë duke sjellë bashkë një komunitet prej 23 milionë zhvilluesish.”

Apple është shprehur se mbetet e përkushtuar ndaj një programi të plotë sikur të ishte organizuar fizikisht. Kjo konferencë do të hedhë dritë mbi përditësimet madhore që pritet të vinë me iPhone, iPad, Mac dhe Apple Watch.

iPhone në veçanti do të shohë ndryshime dramatike në pamje ku spekulimet e fundit flasin për një dizajn të ri “home.” WWDC gjithashtu ka shërbyer historikisht si një pikë fokusi për harduerët e rinj që vinë drejt fundit të vitit nga Apple.

Kalimi në një format plotësisht dixhital do të thotë se WWDC është një prej të pakta konferenca që nuk është anuluar për shkak të pandemisë WWDC. Facebook F8 që duhej të mbahej 5-8 Maj është anuluar e ashtu edhe Google I/O. Sakaq Microsoft Build do të organizohet online dhe fillon më 19 Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple do ta pësojë keq në SHBA dëbon WeChat nga App Store