Harduer

Apple nxjerr në shitje tjetër model të vjetër të iPhone

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Apple ka filluar të shesë mode të riparuara të iPhone X për 769 dollarë për modelin 64GB dhe 899 dollarë për modelin 256GB. Apple nxjerr në shitje tjetër model të vjetër të iPhone

Nëse jeni një fans i iPhone i cili dëshiron një smartfon me dy kamera dhe ekran OLED por që nuk do të donte të shpenzonte për një iPhone XS, atëherë jeni me fat.

Apple ka filluar të shesë mode të riparuara të iPhone X për 769 dollarë për modelin 64GB dhe 899 dollarë për modelin 256GB.

Por pyetja që bëjmë a ja vlen të shesësh një iPhone X duke pasur në treg iPhone XR? Natyrisht iPhone X ka dy kamera dhe ekran OLED, por iPhone XR ka procesor më të shpejtë, fotografi Smart HDR dhe jetëgjatësi më të lartë baterie.

Nëse ju jeni gati të jetoni me këto “ngërçe” atëherë është momenti i duhur për të blerë një iPhone. Lëvizja e radhës e Apple mund të shihet si përpjekje për të reduktuar rënien e të ardhurave të kompanisë.

Gjigandi i iPhone postoi rezultate financiare jopremtuese ku vetëm biznesi i iPhone kishte rënë me 14%. Pak javë më parë kompania gjithshtu nxori në shitje iPhone SE për 250 dollarë. A do të thotë se rishitja e iPhone X është një tjetër përpjekje dëshpëruese? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus do të jetë kompania e parë që sjell një telefon 5G

Lajmet e fundit>