Lajmet

Apple ofensivë ndaj Android-it me një uebsajt

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Ditën e Hëne prodhuesi i iPhone lançoi një uebsajt i cili ka për synim joshjen e njerëzve drejt një iPhone. Apple ofensivë ndaj Android-it me një uebsajt Photo Source: Apple

Apple i është rikthyer përpjekjeve të saj për të shtuar konsumatorë të rinj duke sulmuar Android-in duke u dhënë atyre arsye pse duhet të kalojnë në iOS.

Ditën e Hëne prodhuesi i iPhone lançoi një uebsajt i cili ka për synim joshjen e njerëzve drejt një iPhone. Uebsajti plot ngjyra përmban edhe lidhjet e duhura që të dërgojnë drejt blerjes së telefonit si dhe përgjigje për çdo pyetje që mund të keni lidhur me kalimin e mundshëm në iOS nga Android.

“A do të jetë e lehtë të fillosh përdorimin e një iPhone?” është një prej pyetjeve që drejton Apple nga uebsajti.

Dhe përgjigja është: “Po, do të jetë. Nuk keni pse të ruani të dhënat tuaja dikur tjetër në mënyrë që të largoheni nga Android. Thjesht shkarkoni aplikacionin Move to iOS nga Google Play Store dhe ai do të sigurohet që të keni një transferim sa më të sigurt të të dhënave tuaja për ju.”

Gjigandi i iPhone padyshim u është vënë pas konsumatorëve të Android dhe këtë e konfirmon mos ngurrimi i shefit Tim Cook për të dhëna statistika:

“Kemi parë një numër të konsiderueshëm konsumatorësh nga Kina të kalojnë në iPhone, një numër më i lartë sesa kemi patur gjer më sot nga mbarë bota.”

Nuk është hera e parë që Apple tenton të joshë konsumatorët Android. Dy vite më parë lançoi një uebsajt i cili nuk jetoi për shumë gjatë dhe më pas publikoi aplikacionin Move to iOS. Ky i fundit dhe Apple Music janë dy aplikacionet e Apple që kanë arritur të hyjnë në Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FaceTime në iOS 13 ka një opsion të ri që do ta dashuroni

Lajmet e fundit>