Blog

Apple padit kompaninë e cila shiste iPhone virtualë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Gusht 2019
0
iPhone virtual i Corellium është përdorur kryesisht nga hulumtuesit për të gjetur probleme sigurie në iOS dhe iPhone dhe problemet e gjetura shiteshin tek palë të treta dhe jo Apple. Apple padit kompaninë e cila shiste iPhone virtualë

Prej mëse një viti, një kompani e quajtur Corellium u ka ofruar hakëreve një iPhone virtual. Për një tarifë, hakerët mund të kishin iPhone e tyre virtual dhe të aplikonin ndryshime në versionin iOS.

Tashmë Apple paditi kompaninë duke kërkuar mbylljen e iPhone virtual. Në një padi e raportuar nga Bloomberg, Apple thotë se iPhone virtual i Corellium shkel të drejtat autoriale të iOS dhe teknologjisë së saj.

Do të ishte e pamundur të përdorej sistemi i Corellium si zëvendësim i një iPhone sepse nuk është i aksesueshëm fizikisht, por ende kopjon direkt iOS duke i dhënë Apple arsyet e nevojshme për ta paditur.

Apple thotë se kjo padi vjen jo për të bllokuar hulumtimet “e mira” por për ti dhënë fund një komercializimi të jashtëligjshëm të punëve të kompanisë.

iPhone virtual i Corellium është përdorur kryesisht nga hulumtuesit për të gjetur probleme sigurie në iOS dhe iPhone dhe problemet e gjetura shiteshin tek palë të treta dhe jo Apple.

Ende mbetet për tu parë sesi Corellium do të përgjigjet. Kompania jo më larg se muajin e kaluar ka ndryshuar politikat e saj të pronësisë intelektuale. Corellium ka afat vetëm 21 ditë për tu përgjigjur padisë dhe pretendimeve të gjigandit të iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple hesht për problemet e fundit të iPhone XS dhe XS Max me karikimin

Lajmet e fundit>