Lajmet

Apple paditet në gjykatë për verifikimin me dy faktorë

Publikuar , 10 Shkurt 2019
0
Padia e bërë nga Jay Brodsky në Kaliforni thotë se Apple nuk merr aprovimin e përdoruesve gjatë aktivizimit të verifikimit me dy faktorë. Apple paditet në gjykatë për verifikimin me dy faktorë

Apple është paditur në gjykatë për verifikimin me dy faktorë me arsyetimin se u merr përdoruesve më shumë kohë gjatë përdorimi dhe konsiderohet abuziv sepse pas 14 ditësh përdoruesi nuk mund të kalojnë në një metodë të tjerë më thjeshtë dhe më pak të sigurtë.

Padia e bërë nga Jay Brodsky në Kaliforni thotë se Apple nuk merr aprovimin e përdoruesve gjatë aktivizimit të verifikimit me dy faktorë.

Madje pas aktivizohet, verifikimi me dy faktorë aplikon një procedurë të vështirë e cila jo vetëm që kërkon që përdoruesi të mbajë mend fjalëkalimin por edhe të ketë akses tek pajisja e vendosur si masë sigurie.

Në padi thuhet se përdoruesit pësojnë humbje ekonomike bazuar në shpërdorimin e kohës personale për një proces identifikimi i cili është shndërruar në një proces me disa hapa.

Paditësi thotë se një përditësim sigurie aktivizon verifikimin me dy faktorë në Shtator të 2015-ës. Megjithatë as macOS El Capitan dhe as iOS nuk kanë aktivizuar verifikimin e dy faktorë pa dijeninë e përdoruesve.

Brodsky gjithashtu thotë se e-mail-i që Apple dërgon kur aktivizohet verifikimi me dy faktorë është i paplotë.

Sipas padisë, ku aktivizohet verifikimi me dy faktorë, përdorimi kërkon mes 2 deri në 5 minuta.

Sipas testimeve të realizuara dhe pavarësisht padisë, verifikimi me dy faktorë në iPhone dhe iPad nuk merr më shumë sesa 22 sekonda në total.

Brodsky akuzon Apple për shkeljen e Aktit të Abuzimit dhe Mashtrimit Kompjuterik, Aktit të Shkeljes së Privatësisë në Kaliforni dhe ligje të tjera.

Ai kërkon dëmshpërblim monetar si dhe ndryshimin e praktikës së Apple. Dokumentin e plotë të padisë mund ta gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Alienware m15 është laptopi i lojërave më i hollë në botë

Lajmet e fundit>