Lajmet

Apple paditet nga dy gra të cilat janë përgjuar nga partnerët me AirTag

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Një prej grave tha se ish i dashuri i saj kishte vendosur një AirTag në diskun e rrotave të makinës. Pajisja ishte maskuar në një formë që të mos vihej re. Apple paditet nga dy gra të cilat janë përgjuar nga partnerët me AirTag

Apple është paditur në gjykatë nga dy gra të cilat pretendojnë se partnerët e tyre kanë përdorur pajisjet AirTag të kompanive ku punonin për ti gjurmuar.

Padia u dërgua pranë gjykatës federale në San Francisco ditën e Hënë në emër të një gruaja nga Teksasit dhe një tjetre në Nju Jork. Ata kërkon dëmshpërblim monetar.

Një prej grave tha se ish i dashuri i saj kishte vendosur një AirTag në diskun e rrotave të makinës. Pajisja ishte maskuar në një formë që të mos vihej re.

Gruaja tjetër, e quajtur Jane Doe, tha se ish burri i saj, i cili e kishte ngacmuar vazhdimisht, kishte vendosur një AirTag në çantën e shpinës së fëmijës së tyre.

Në 2021 Apple lançoi AirTag, një pajisje 29 dollarëshe për identifikimin e vendndodhjes përmes teknologjisë Bluetooth dhe ndihmon përdoruesit të gjejnë çelësa, portofolë, laptopë e madje edhe një makinë.

Menjëherë pas debutimit, disa ekspertë kishin paralajmëruar për përdorimin e tyre për të gjurmuar individë pa dijeninë e tyre.

Nuk është hera e parë që AirTag janë përdorur për gjurmim ndërsa Apple shtoi masa për të reduktuar këtë praktika. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ul pritshmëritë për iPhone 14