Biznes

Apple paguan këstin e parë të taksave të papaguara Shtetit Irlandez

Publikuar , 21 Maj 2018
0
Apple dhe Dublini zyrtar kanë apeluar vendimin duke thënë se përfitimi nga taksat i prodhuesit të iPhone është në përputhje të plotë me ligjet Evropian dhe Irlandeze. Apple paguan këstin e parë të taksave të papaguara Shtetit Irlandez

Apple ka filluar pagesën e 13 miliardë eurove që i detyrohet shtetit Irlandez në taksa të papaguara. Gjiganti i iPhone pagoi 1.5 miliardë euro javën e kaluar bënë të ditur autoritetet Irlandeze.

Komisioni Evropian urdhëroi në 2016-ën Apple të paguante taksat nga të cilat thuhet se ka përfituar ilegalisht nga shteti Irlandez.

Apple dhe Dublini zyrtar kanë apeluar vendimin duke thënë se përfitimi nga taksat i prodhuesit të iPhone është në përputhje të plotë me ligjet Evropian dhe Irlandeze.

Në Tetor të vitit të kaluar Komisioni tha se do të dërgonte Dublinin në Gjykatën e Lartë Evropiane për vonesat në dëmshpërblimin financiare. Taksat duhej të ishin paguar në Janar të 2017-ës.

Irlanda ka qenë nën presion të Komisionit për të rikuperuar sa më shpejtë paratë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google zbulon problem kritik sigurie në Mac përpara përditësimit

Lajmet e fundit>