Analiza

Apple pajiset me patentën e saj për ndërtimin e teknologjisë Kinect

Publikuar , 10 Dhjetor 2014
0
Apple pajiset me patentën e saj për ndërtimin e teknologjisë Kinect

Still_for_Thumbnail.0Vjeshtën e shkuar gjiganti Apple bleu PrimeSense, kompaninë e cila licencoi teknologjinë që Microsoft përdori për të zhvilluar Kinect. Që nga ai moment gjërat kanë ecur qetësisht deri më sot kur njëra nga patentat e kësaj kompanie i është transferuar Apple, ekzaktësisht ajo teknologji që bën të mundur gjurmimin e lëvizjeve.

Kjo patentë mbulon teknologjinë që ndodhet pas projektorit me lente, të cilin kompania e ka përdorur për të shpërndarë burimin origjinal të dritës me infra të kuqe në një fushë dritash. Në këtë mënyrë bëhet e mundur gjurmimi i lëvizjeve të pjesëve të trupit si për shembull një dore, një krahu apo të gjithë trupit. Ndërkohë që Apple është një kompani e cila njihet për blerjen e patentave të reja, do të jetë interesante të shohim se si kjo teknologji do të përdoret në platformat e Apple. Ajo mund të integrohet në një version të ri të televizorit Apple apo të përdoret në iPhone-et e kompanisë.

Edhe pse Microsoft hasi disa probleme me konsumatorët për shkak të Kinect, kjo ide rezultoi në projekte tepër kreative. Ajo u cilësua si një vegël me të cilën zhvilluesit preferonin të punonin për të avancuar akoma më shumë këtë teknologji. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë

Lajmet e fundit>