Lajmet

Apple pamundëson ndryshimin e fjalëkalimit

Publikuar , 10 Gusht 2012
0
Apple pamundëson ndryshimin e fjalëkalimit

Gjatë ditës së martë, Apple porositi stafin e vet mbështetës që menjëherë të ndalonte përpunimin e kërkesave për ndryshim të fjalëkalimit për telefona, si pasojë e hakimit të identitetit të reporterit të Wired, Mat Honan, gjatë fundjavës.

Një punëtor nga Apple që ka njohuri për këtë veprim, duke folur në kushte anonimiteti, tregoi për Wired që ngrirja e fjalëkalimeve do të zgjatë së paku 24 orë.

Punëtori tha që kjo ngrirje ishte vendosur për t’i dhënë ndërmarrjes Apple më tepër kohë për të përcaktuar se çfarë rregulla për siguri duhej të ndryshonin.

Ndryshimi ndjek një përforcim të ngjashëm për siguri nga Amazon, që të martën mbylli një vrimë në sistemet e veta për konsumatorë që i’u ofronte përdoruesve mundësinë për të marrë kontroll të llogarisë së një konsumatori të Amazon pasi që hakeri ta njihte emrin, email adresën dhe adresën postare të viktimës.

Burimi i informacionit të Wired.com në Apple ishte vërtetuar nga një përfaqësues i shërbimit ndaj konsumatorëve të Apple, që tregoi se Apple ishte duke ndalur ndryshimet e fjalëkalimeve të AppleID nga telefoni. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja aplikacioni që ka ekspozuar 2 milionë fjalëkalime të rrjeteve Wi-Fi në mbarë botën

Lajmet e fundit>