Harduer

Apple papritmas nxjerr në shitje dy modele të reja iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Mbi 1 milion testime treguan se iPhone me modemë Qualcomm janë 53% deri në 68% më të shpejtë sesa ato me modemë Intel. Apple papritmas nxjerr në shitje dy modele të reja iPhone

Apple konfirmoi ditën e Enjte debutimin e dy modeleve të reja të iPhone më herët sesa e prisnim.

Në një qëndrim zyrtar për Reuters kompania tha se modele të modifikuara të iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus kanë dalë në shitje në Gjermani.

Me shumë gjasa këto modele të modifikuara do të dalin në shitje edhe në vend të tjera.

Si janë modifikuar? Apple thotë se modeleve u janë ndryshuar modemët Intel me ato të Qualcomm. Zakonisht modemët Qualcomm janë më superior në performancën e shpejtësisë së internetit celular.

Mbi 1 milion testime treguan se iPhone me modemë Qualcomm janë 53% deri në 68% më të shpejtë sesa ato me modemë Intel.

Motivi i këtij ndryshimi nuk ka të bëjë me performancën dhe kompania është e pakënaqur por ishte i domosdoshëm sepse rrezikonte të mos shiste iPhone në Gjermani.

Një gjykatë Gjermane pak ditë më parë i dha të drejtë Qualcomm duke urdhëruar Apple të ndalojë shitjet e iPhone 7 dhe iPhone 8 për shkelje patentash.

Apple thotë se Qualcomm po përpiqet të përdorë popullaritetin e iPhone për të fituar vetë. Për tu siguruar se iPhone do të vijojnë të shiten në Gjermani, Apple nuk kishte zgjedhje tjetër vetëm se të shiste telefonë me modemë Qualcomm.

Pavarësisht ky është një lajm i mirë sepse iPhone rinj ka harduer më të mirë. Vendimi Gjerman mund të shënojë vetëm fillimin e aplikimit të njëjtës praktikë edhe në vend të tjera.

Me iPhone 11 i cili nuk do të ndryshojë në çmim, konsumatorët me shumë gjasa do të shkojnë dhe të blejnë një iPhone 7 ose 8. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple akuzohet për praktika anti-kompetitive në App Store

Lajmet e fundit>