Vëzhgim

Apple para Microsoft

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Apple para Microsoft

Aksionet e Apple tani kanë një vlerë 10 herë më të madhe sesa që kishin par dhjetë viteve, dhe këtë gjë e ka arritur kjo kompani falë produkteve të saja revolucionare elektrike, siç janë iPhone, iPod, Macbook e së fundi edhe me iPad.

Herën e fundit që Apple ka pasur një vlerë më të madhe në treg sesa Microsoft ishte data 19 dhjetor e vitit 1989.

Microsoft, në anën tjetër, sistemi operativ i së cilës është i shtrirë në më shumë se 90% të kompjuterëve personal të botës, nuk ka qenë në gjendje të mbaj vlerat e rritjes, ashtu siç ka bërë dikur në vitet e 90-ta. Tani aksionet e saja janë rënë për 20 për qind në krahasim me dhjetë vite më parë.

Megjithatë, Microsoft është ende lider në shitje. Sipas analizave nga çereku që shkoi, Microsoft raporti një shifër prej 14.5 miliard dollarë në të hyra, ndërsa Apple kishte vetëm 13.5 miliard dollarë.  

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>