Biznes

Apple parakalon Microsoft për tu bërë kompania më me vlerë në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Tetor 2019
0
Shumica firmave analitike kanë menduar se njerëzit do të anashkalojnë linjën e fundit të iPhone për të pritur për iPhone e 2020-ës të cilët sipas spekulimeve do të kenë teknologjinë 5G. Apple parakalon Microsoft për tu bërë kompania më me vlerë në botë

Apple tejkaloi Microsoft në vlerë tregu mëngjesin e së Premtes për të rimarrë fronin e kompanisë më me vlerë në botë.

Prodhuesi i iPhone u vlerësua me 1.065 trilionë dollarë duke kaluar Microsoft me 1.063 trilionë dollarë.

Microsoft ka ruajtur kryesimin që prej 25 Prillit kur të ardhurat thyen pritshmëritë duke bërë që vlera e kompanisë të kalonte 1 trilionë dollarë për herë të parë.

Por në javët e fundit vlera e aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm ku shumë analistë kanë parashikuar shitje më të mira të iPhone 11.

Shumica firmave analitike kanë menduar se njerëzit do të anashkalojnë linjën e fundit të iPhone për të pritur për iPhone e 2020-ës të cilët sipas spekulimeve do të kenë teknologjinë 5G.

Nga ana tjetër aksionet e Microsoft ranë me 2.2% të Premten. Intebrand renditi Apple si kompaninë me markën më me vlerë në botë duke vendosur Microsoft në vendin e 4. Google dhe Amazon zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Ky është viti i 7-të me radhë që marka e Apple konsiderohet më me vlerë në botë. Ishte kjo kompani e cila për herë të parë kaloi vlerën 1 trilionë dollarë në Gusht të 2018-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për herë të parë që prej 2012 iPhone përfaqëson vetëm gjysmën e biznesit të Apple

Lajmet e fundit>