Softuer

Apple paraqet iOS 4.3 para afatit të paraparë

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Apple paraqet iOS 4.3 para afatit të paraparë

Përditësimi, që arrin përmes iTunes sjell me vete veçori si hotspot personal, mundësi të transmetimit të videove dhe fotografive në Apple TV përmes AirPlay, përkrahje për HD dalje, e shumëçka tjetër. CEO i Apple, Steve Jobs vëri në pah veçoritë bazë të iOS 4.3 gjatë prezantimit të iPad 2 gjatë javës që shkoi, por tani duket se gjërat janë gati për shfrytëzim nga të gjithë.

Përveç atyre që u përmenden më lartë, përditësimi sjell edhe iTunes Home Sharing tek pajisjet me iOS, duke mundësuar që përdoruesit të transmetojnë filma, TV dhe muzikë nga një kompjuterë që ka iTunes 10.2 në një pajisje me iOS – që është një veçori e mirëpritur lartë që do të reduktojë nevojën për sinkronizim manual të medias në pajisje.

Përditësimi gjithashtu sjellë performancë më të shpejtë të shfletuesit Safari, kontrolle prindërore për Ping, mundësinë për të bërë paralajmërime të shumta të vendosura prej jush kur ju vjen një mesazh i ri tekstual, ekrani i kyçur edhe kur rrotullohet pajisja, arnime të ndryshme të paspecifikuara, etj.

Megjithëse ishte paraparë debutimi me datën 11 mars (kur do të paraqitej edhe iPad 2 për konsumatorë), ende nuk është i gatshëm për operatorin Verizon në SHBA. Një zëdhënës i Apple ka thënë për Ars se iOS 4.3 nuk do të paraqitet në një të ardhme të afërt tek iPhone Verizon sepse kohë më parë ka filluar shija e kësaj njësie në kuadër të këtij operatori, por sipas tij versionet e ardhshme do të jenë të gatshme pas një periudhe të caktuar kohore. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Dota Underlords mbërrin në Android, iOS dhe Steam

Lajmet e fundit>