Vëzhgim

Apple pastron App Store

Publikuar , 22 Shkurt 2010
0
Apple pastron App Store

Gjatë javës së kaluar, Apple ka njoftuar zhvilluesin Chillifresh se aplikacioni i tij Wobble iBoobs ishte duke u larguar nga App Store për shkak të natyrës së tij të “tepruar seksuale”. Qysh prej asaj kohe, duket se Apple ka qenë në një aksion për largimin e aplikacioneve të orientuara me përmbajtje seksuale.

Chillifresh deklaroi në një postim të së dielës, se një diskutim me Apple ka shpalosur më shumë se 5.000 aplikacione të ndikuara nga rregullorja e re e përmbajtjes së kësaj kompania . Apple ka thënë se ndryshimi është nxitur nga një numër i madh i ankesave.

“Në çfarëdo momenti kur pranojmë ankesa nga konsumatorët përreth një përmbajtje të diskutueshme, ne e rishikojmë atë” tha Trudy Muller nga Apple. “Nëse gjejmë se këto aplikacione kanë material të papërshtatshëm ne i largojmë ato dhe kërkojmë nga zhvilluesi që të bëjë ndryshime të nevojshme në mënyrë që ato përsëri të distribuohen nga Apple”.

Të dhënat nga ueb faqja që përcjellë gjendjen e faqes së aplikacioneve për iPhone, AppShopper bëjnë të ditur se largimi i aplikacioneve prej 100 brenda një dite, ka arritur në gati 4.000 gjatë ditës së premte.

Chillifresh ka thënë në faqen e tij se një përfaqësues i Apple i ka thënë atij se nën rregulloren e re të Apple, nuk do të pranohen në asnjë mënyrë aplikacione që përmbajnë apo aplikojnë përmbajtje seksuale (duke përfshirë imazhe të femrave në rroba të larjes, imazhe meshkujsh në rroba të larjes, imazhe nudo, silueta që sinjalizojnë se aplikacioni ka imazhe seksuale, përmbajte tjera seksuale, etj).

Por për tu çuditur është fakti se disa aplikacione që përmbajnë përmbajtje seksuale, siç është aplikacioni zyrtar i Playboy duket se i kanë shpëtuar fshesës së fundit të Apple.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Sipas disa analistëve, Apple është duke e bërë këtë për shkak të iPad, lansimi i së cilës është afër dhe se këtë tablet kjo kompani po dëshiron ta paraqes para publikut si një pajisje të afërt me familjar dhe studentë.

Lajmet e fundit>